Tech

Nga sot këta celularë klasikë nuk do të punojnë më!

Celularët klasikë BlackBerry nuk do të punojnë më nga dita e sotme, 22 vite pasi dolën në treg për herë të parë. Marka kanadeze kishte njoftuar në shtatorin e vitit të kaluar se nuk do të kishte më “update” për pajisjet që punojnë me sistemet BlackBerry 7.1, BlackBerry 10 dhe BlackBerry PlayBook OS 2.1.

BlackBerry doli në shitje në vitin 2000 dhe u bë një nga celularët më të preferuar të punonjësve që u duhej të shkruanin dhe dërgonin e-maile sa më shpejt. Në mënyrë tipike, ju rikujtojmë se Apple ndaloi prodhimin e iPhone. Në periudhën para Krishtlindjeve, prodhimi i iPhone zakonisht është në ritëm të plotë dhe gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, këtë vit Apple po përballet me probleme serioze të prodhimit, kështu që shumë punonjës janë dërguar me pushime.

Për herë të parë në 10 vjet, prodhimi i iPhone dhe iPad thuhet se është ndërprerë plotësisht për disa ditë. Ndër të tjera, problemet në zinxhirin e furnizimit janë përgjegjëse për ndalimin e përkohshëm të prodhimit, sipas një raporti të detajuar nga Nikkei Asia. Për shkak të mungesës së disponueshmërisë së komponentëve, nuk do të kishte kuptim të lihej prodhimi të vazhdonte.

Ju shuajmë gjithashtu një tjetër kuriozitet. Rreth 2.9 miliardë (ose 37%) e popullsisë së botës nuk e ka përdorur kurrë internetin dhe shumica dërrmuese jeton në vendet në zhvillim. Këto statistika janë pjesë e një raporti të ri të kryer nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit i Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, u zbulua një rritje e shpejtë e lidhjeve të reja globale të internetit, e cila u përshpejtua nga pandemia.