Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Horoskopi

Këta janë katër gënjeshtarët e Zodiakut!

Të gënjesh është një cilësi e tmerrshme. Disa njerëz gënjejnë për të dalë nga situata, por ka edhe më keq akoma. Disa njerëz gënjejnë sepse nuk janë mësuar të bëjnë ndryshe. Më poshtë zbuloni katër gënjeshtarët e Zodiakut!

Akrepi

Akrepi është një shenjë që i pëlqen gënjeshtrat, ndaj tregohuni të kujdesshëm kur jeni në prani të tyre. Problemi me ta është se janë shumë kokëfortë, e në rastet kur kuptojnë se janë gabim, kanë tepër krenari për të pranuar se po gënjejnë. Ndaj, nëse nuk dëshironi të bini pre e mashtrimeve të një akrepi, përpiquni mos t’i prekni në krenarinë e tyre.

Peshorja

Arsyeja pse peshorja pëlqen gënjeshtrat, është sepse ajo gjithnjë dëshiron të shmangë konfliktet. Peshoret duan paqen dhe qetësinë në një marrëdhënie, ndaj shpesh mund të thotë të ashtuquajturat “gënjeshtra të bardha”. Kur jeni duke debatuar me një peshore, është pothuajse e sigurt se ajo do t’ju gënjejë veç për t’ju qetësuar dhe t’ju ulë nervozizmin.

Ujori

Ujori është paksa i ngjashëm me akrepin kur bëhet fjalë për kokëfortësinë. Ujorët janë ndryshe nga të tjerët, me një energji të vetën personale dhe me idetë e tyre të clat po t’u nguliten në kokë, vështirë se ndryshojnë. Ujori nuk ju gënjen sepse ka për qëllim t’ju mashtrojë, duke qenë se nuk u intereson mendimi juaj. Arsyeja pse ata gënjejnë është se duan të marrin atë që kanë dëshirë dhe në kohën që kanë dëshirë.

Bricjapi

Arsyeja pse bricjapi gënjen është sepse dëshiron që gjërat të ndodhin shpejt. Ata mendojnë se kursejnë kohë duke shmangur disa informacione apo shpjegime. Në vend që të rrijnë të arsyetojnë dhe analizojnë diçka, bricjapët preferojnë t’i mbyllin gjërat shkurt duke gënjyer. Gënjeshtra vjen në mënyrë të natyrshme te një bricjap, duke qenë se ai as që e mendon se po gabon.