Celebrities Gossip Showbiz

Këtë atmosferë duam! Banorët e “Big Brother VIP” festojnë 1- mujorin të gjithë së bashku…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. E situata sa vjen dhe po bëhet më interesante, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Spektaklin e mbrëmjes së djeshme, dy prurje të reja ju bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Dj DAGZ dhe Dj Pm, dy Dj shumë të njohur në Kosovë.

Mbrëmjen e djeshme, banorët kanë lënë pas zënkat dhe debatet për pak orë, duke u mbledhur të gjithë së bashku në oborrin e shtëpisë duke krijuar kështu një atmosferë shumë të ngrohtë dhe festive mes tyre duke kënduar me zë të lartë. Mund të themi se të tilla momente nuk janë të shpeshta brenda shtëpisë, ndaj shijojeni!

Rikujtojmë se spektaklin e mbrëmjes së djeshme mes përballjes të Donaldit dhe Arditit në televotim për t’u larguar nga shtëpia, publiku votoi për daljen e Arditit. Kështu një banor ju largua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këtë herë pa biletë kthimi dhe dy të tjerë ju bashkuan banorëve. Një tjetër konkurrent do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP” në spektaklin e së martës së ardhshme. Në nominim janë Monika Lubonja, Ilir Shaqiri, Granit Cana dhe Sara Berisha. Na mbetet të presim deri të martën për të zbuluar banorin ose banoren që do të humbë përgjithmonë garën për fitimin e çmimit të madh.