Celebrities Gossip Showbiz

Këtë foto të Sara Hoxhës dhe Luixhinos nuk besoj se e keni parë më parë!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj.

Ditën e sotme të gjithë konkurrentët dhe ish konkurrentët e “Dancing with the Stars” janë mbledhur së bashku dhe kanë bërë një udhëtim. Sara dhe Luixhino shpesh herë postojnë foto dhe video të tyre nga provat e koreografisë, por një foto si kjo e sotmja nuk besoj se e keni parë më parë. Të dy kanë postuar një foto shumë ‘funny’ me një fytyrë qesharake.

 

Sara shpesh poston foto ose video gjatë provave të kërcimit, së fundmi bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku na ka treguar fytyrën e saj jo të gëzuar ditën e parë të provave për koreografinë e javës që kaloi.