Celebrities Gossip Showbiz

Këtë ‘kimi’ në skenë se mes Yllit dhe Elvanës nuk e keni parë te artistët e tjerë!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Koncertet e tij gjithmonë janë shumë të suksesshme pasi ndjekësit duan ta dëgjojnë zërin e veçantë të artistit ‘live’. Por, nëse keni shkuar në një koncert të tijin dhe keni menduar se jeni kënaqur nuk keni parë ende një performancë mes tij dhe Elvanës. Së fundmi dyshja kanë patur disa koncerte së bashku dhe kiminë perfekte të dy këngëtarëve në skenë nuk e keni me siguri te artistët e tjerë. Elvana dhe Ylli gjithashtu kanë edhe një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Një vit më parë, Elvana dhe Ylli bashkëpunuan për një projekt muzikor ‘E di x Marre’ që rezultoi mjaft i suksesshëm dhe numëron deri më tani 57 milion klikime. Shpresojmë që këto bashkëpunime në koncerte të sjellin dhe një duet tjetër mes dyshes.