Celebrities Fashion Showbiz

Këtë model rroba banjosh e kanë përqafuar të gjitha vajzat e showbiz-it!

Zgjedhja e rrobave të duhura të plazhit mund të jetë paksa e vështirë, teksa ngjyrat, modelet dhe kombinimet e shumëllojshme kanë pushtuar industrinë e modës. Duket se është pikërisht një model që nuk del asnjëherë nga moda dhe yjet e showbiz-it tonë e kanë përqafuar atë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat ‘body’ dhe janë pikërisht të zeza ato që kanë preferuar bukuroshet e showbiz-it tonë.

Herë të thjeshta e herë shoqëruar me një rrip, këto duket se janë rrabo banjot perfekte për këto ditë të nxehta.

Antonela Berisha, Xhesika Berberi, Eva Murati dhe Oriola Marashi janë vetëm disa nga yjet e showbiz-it tonë që e kanë përqafuar këtë model.

Sa në pishinë, aq edhe në plazh ky stil rroba banjosh duket i përsosur. Modelet janë nga më të ndryshmet me lidhëse të shumëllojshme në pjesën e parme, atë të pasme apo edhe në pjesën e qafës.

Të tjera bukuroshe si Jonida Maliqi, Enca Haxhia apo Sheila Haxhiraj nuk i kanë rezistuar këtij modeli.

Po ju çfarë po prisni ende?! Nëse nuk e kishit vendosur deri tani se çfarë modeli rroba banjosh do përzgjidhni për këtë verë, tashmë e keni përgjigjen.