Celebrities Gossip Showbiz

Këtë nuk e kishim menduar kurrë, Luizi dhe Olta vallëzojnë së bashku!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme banorët janë lajmëruar nga Vëllai i Madh se do të organizojnë një “Talent Show”. Duke bërë prova për shfaqjen e mbrëmjes, vetëm pak më parë për disa çaste, Luizi dhe Olta kanë vallëzuar së bashku dhe askush nuk e kishte menduar kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhte, kjo pasi dihet ‘armiqësia’ e madhe që të dy kanë me njëri-tjetrin. Epo mesa duket kemi ende shumë për të parë në këtë edicion të ‘BBV2’.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve. Së fundmi, ajo ka patur një diskutim mjaft të fortë me Efin, ku kjo e fundit e cilëson atë si një manipuluese, e paparë dhe super negative. Për të ulur gjakrat midis vajzave, Vëllai i Madh ka vendosur të organizojë një darkë mes dy vajzave gjatë mbrëmjes së djeshme.