Celebrities Gossip Showbiz

Këtë nuk e prisnim! Enca tallet keqazi me Loredanën

Enca dhe Loredana janë dy artiste shumë të suksesshme të showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se janë tepër të pëlqyera nga publiku. Këngët e tyre brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke i bërë këngëtaret shumë të klikuara.

Së fundmi, ashtu si gjithë artistët e tjerë që po shijojnë sezonin e pushimeve pas koncerteve Enca dhe Loredana janë në vende të ndryshme duke pushuar. Megjithatë, ditëve të fundit po përflitet shumë për destinacionin e vërtetë të Loredanës, pasi teksa ajo tregon në Instagram se është në ishullin Mykonos të Greqisë, shumë besojnë se ajo është në të vërtetë në jug të Shqipërisë.

Duket se Enca ka ‘shfrytëzuar’ këtë detaj dhe me anë të postimi në Instastory ka bërë një shaka tepër ironizuese që duket se është drejtpërdrejtë për reperen. Teksa ndodhet në liqenin e Pogradecit duke pushuar, ajo ka vendosur lokacionin në Brazil dhe ka shkruar:

Ç’Brazil le***, ku ka si Pogradeci 

Por, këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vazhduar ironinë duke e kthyer në një tallje paksa të rëndë…

Në liqenin e Mykonos, se u ngatërrova

Nga ana e Loredanës nuk ka ende një përgjigje, megjithatë ‘ujërat’ sapo u trazuan keqazi nga Enca.