Celebrities Gossip Showbiz

Këtë vit edhe Jennifer Lopez konfirmon se do të jetë pjesë e “Met Gala”!

Të hënën qindra personazhe të famshëm do të mblidhen në muzeun e Nju Jorkut në këtë event përrallor të organizuar nga Vogue, i cili këtë vit i kushtohet stilistit Karl Lagerfeld dhe ku do të ketë të ftuar si Penelope Cruz, Gigi Hadid dhe Blake Lively mes yjeve të tjerë. Dhe një nga yjet e cila është pjesë gjithashtu e listës do të jetë edhe aktorja amerikane Jennifer Lopez.

Vlen të kujtojmë se vitin e kaluar Jennifer Lopez nuk ishte e pranishme, pikërisht kur do të ishte tapeti i saj i parë i kuq me Ben Affleck pas shpalljes së fejesës së tyre. Arsyeja ishte se çifti vendosi të qëndronte në bregun perëndimor të vendit, ku ishin ende në kërkim të një shtëpie të re në Kaliforni. Ajo së fundmi ka shpërndarë një pamje në rrjetet sociale që ka treguar se gjithçka është drejt realizimit për mbrëmjen e rëndësishme.

Theksojmë se ylli televiziv Paris Hilton do të jetë pjesë e eventit të njohur Met Gala këtë vit. Trashëgimtarja, DJ dhe autorja do të marrë pjesë në natën më të madhe të modës për herë të parë këtë vit. Burimet thanë se Hilton mori ftesën nga “Vogue”, detajet e së cilës po mbahen ende të fshehta.

Rikujtojmë se Paris ka qenë mikeshë me stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld, jeta dhe puna e të cilit janë fokusi i ekspozitës shoqëruese të Met këtë vit. Elita e Hollywood-it po përgatitet të shfaqet me veshjet e tyre më në modë ndërsa nderon ikonën Karl Lagerfeld në Met Gala 2023.