Celebrities Music

Këta artistë shqiptarë kanë kënduar për dashurinë më fuqiplotë!

Vendi ynë ka artistë të talentuar, muzika e të cilëve ka mbetur gjithnjë në zemrat tona. Mirëpo, janë disa këngë që tingëllojnë ndryshe, disa këngë kushtuar dashurisë më të sinqertë, më të pastër, më fuqiplotë. Bëhet fjalë për artistët që u kanë dedikuar këngë fëmijëve të tyre.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Në vitin 2017 dyshja i kushtoi këngë vajzës së tyre Ameli. Videoklipi i “Dhurata’ ishte shumë i bukur me Amelinë të shfaqur në të. Ndërsa teksti ishte vërtet prekës teksa çifti shprehej për dashurinë më të bukur në botë.

Se ti je dhurata më e bukur në jetë
Je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë

Jonida Maliqi

Këngëtarja i ka dedikuar këngën “Thesar pa emër” djalit të saj Dan. Kur e ka kënduar, ajo ishte në pritje të ëmbël dhe me sa duket kjo ishte mënyra e artistes të shprehte ndjenjat e saj të papërshkrueshme.

Ti po vjen nga nje bote tjeter
ende je thesar pa emer

Ledri Vula

Lajmi se Ledri dhe Sara do të bëheshin prindër po përhapej, ndërsa Ledri ngrohu zemrat tona me një nga këngët më të veçanta të artistit. “Si baba” erdhi tetorin e vitit të kaluar dhe u bë një hit muzikor i cili duket se do t’i rezistojë kohës.

Nalt en univers un t’kom hala
Jom ka des syt me ti pa

Mozzik

Mozzik dhe Loredana kanë patur ndarjet e ribashkimet e tyre, por një gjë dihet me siguri. Ata janë prindër të mrekullueshëm të vajzës së tyre “Hana”, të cilën shpesh e postojnë edhe në rrjete sociale. Verën e kaluar artisti publikoi “Hana” një këngë shumë prekëse dhe emocionuese.

E ki mbush zemren e that
Ma ki vnu ti emrin “Bab”

Kjo ka qenë mënyra e artistëve të shfaqnin dashurinë e pakushtëzuar që kanë për fëmijët e tyre. Ne jemi shumë falenderues sepse veç kujtimeve të bukura për pasardhësit e tyre, na kanë falur edhe tinguj shumë emocionues.