Showbiz

Këto fjalë të Francesco Totti për humbjen e babait do t’ju përlotin!

Kanë kaluar vetëm disa ditë nga ndarja nga jeta e babait të Francesco Totti, Enzo Totti 74-vjeç pas një terapie intensive ku ishte i shtruar në një nga spitalet e Romës. Ai nuk mundi ta fitojë betejën me Covid-19. Futbollisti italian vendos të thyejë heshtjen në rrejetet sociale ku shprehet se ka kaluar 10 ditët më të këqija të jetës së tij, por nuk kurseu fjalë të bukura dhe të ëmbla për babain e tij me të cilin ishte shume i lidhur.

Duke publikuar një foto bashkë me babain e tij, Totti,shkruan në Instagram:

“Përshëndetje baba, kam kaluar 10 ditët më të këqija të jetës time, duke e ditur qe ishe atje vetëm, duke luftuar kundër të keqes dhe duke mos të të parë, folur, përqafuar, shtrënguar, do bëja çdo gjë për të qenë aty me ty. Tani jeta ime pa ty është ndryshe, sepse jam rritur me vlera të rëndësishme dhe për këtë dua të të falenderoj, dhe për çdo gjë që ke berë për mua, që më ke bërë një burrë të fortë dhe kurajoz…. do të të dua gjithmonë baba! Do të doja ende të dëgjoja zërin tënd, më mungojnë të qeshurat, më mungon buzëqeshja jote, sytë e tu, më mungon të të shoh ulur në divan duke parë televizor. Duhet të të them më fal dhe faleminderit…. Më fal për të gjitha herët që nuk të kam kuptuar, për të gjitha herët që nuk të kam thënë të dua, më fal për përqafimet e munguara, për fjalët që nuk t’i kam thënë, për gabimet që kam bërë, por mbi të gjitha faleminderit që kë qenë një baba dhe nuk do të rreshtësh kurrë së qenuri. Pa ty nuk do t’ja arrija kurrë, edhe pse nuk je më, kujtimi yt dhe buzëqeshja jote nuk do të harrohet kurrë! Kishe shumë miq që të donin shumë, sepse ti kishe diçka ndryshe, ishe gjithmonë prezent, gjithmonë i gatshëm, ishe shoku i të gjithëve, ishe dhe je krenaria ime (shpresoj të kem qenë edhe une për ty)! Sot më shumë se kurrë kam kuptuar se sa i rëndësishëm ke qenë në jetën time, dhe në vitet e ardhshme do të mbaj këto kujtime të çmuara në zemrën time. Mirupafshim baba… jo… mirupafshim sherif… udhëtim të mbarë. I joti Francesco.”

Këto ishin fjalët e ndjera nga kapiteni i Romës i cili është 44- vjeç, i martuar me Ilari Biasi të cilët kanë 4 fëmijë, Cristian 14-vjeç, Chanel 13-vjeçe dhe Isabel 4-vjeçe. Me siguri këto fjalë të ndjera ju emocionuan dhe ju ashtu sikurse na emocionuan dhe ne.