Celebrities Gossip Showbiz

Këto foto të Beatrix dhe Alban Ramosaj me siguri nuk i kishit parë asnjëherë më parë!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fudnmi ka publikuar “Vonë”. E padyshim një mbështetje shumë e madhe e Trixa-s është vëllai i saj dhe njëkohësisht këngëtari i njohur, Alban Ramosaj.

Së fundmi duket se Trixa dhe Albani janë bërë nostalgjikë për fëmijërinë e tyre, pasi pas fotos së vjetër familjare që Trixa postoi ditën e djeshme Albani postoi një foto si vëlla e motër, për t’ju treguar ndjekësve se si kanë qenë ata të dy të vegjël dhe mund të themi se duken shumë të ëmbël.

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.

Kohëve të fundit Albani ka lajmëruar se këtë verë do të vijë me disa projekte muzikore, ku si rradhë herë do të kenë edhe bashkëpunime.  Së fundmi Albani ka postuar në ‘Instastory’ një foto  me këngëtaren Soni Malaj, ku duken si në një prapaskenë xhirimesh duke ngritur kështu dyshimet se mos ndoshta janë duke përgatitur bashkëpunim e tyre muzikor.