Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sociale

Këto janë arsyet pse vajzat zgjedhin të mos bëhen nëna…

Ditët e sotme ka shumë vajza që zgjedhin të mos bëhen nëna. Fatkeqësisht, ka njerëz që i gjykojnë dhe nuk e kuptojnë vendimin e tyre. Ndoshta pasi të lexoni pesë arsyet e mëposhtme do t’i mirëkuptoni këto vajza që zgjedhin të mos bëhen nëna.

1.       Partneri është familja

Ndonjëherë ne e keqinterpretojmë faktin se me ardhjen e një fëmije në çift, ai automatikisht bëhet familje. Kjo nuk është e vërtetë. Ka çifte që ndihen tashmë sikur e kanë krijuar familjen e tyre, vetëm me praninë e njëri-tjetrit. Duhet të kuptojmë se ndonjëherë partneri është familja.

2.       Nuk dëshirojnë që trupi i tyre të ndryshojë

Kjo është një tjetër arsye pse disa femra nuk duan të bëhen nëna. Sigurisht, që disa prej tyre, arrijnë të kenë përsëri trupin para lindjes, por duhen mirëkuptuar edhe ato që e marrin një veprim të tillë për këtë arsye. Kushdo ka përgjegjësi të bëjë çfarë të dëshirojë me trupin e tij.

3.       Nuk e kanë parë kurrë veten si mama

Duhet të jemi koshientë se prindërimi është diçka tepër e rëndësishme, ndaj nëse dikush nuk e ndjen veten nënë, do të thotë që nuk duhet të bëhet nënë. Të jesh mama ka shumë përgjegjësi, ndaj të gjitha ato femra që nuk e shohin veten si të tilla, nuk duhet të paragjykohen.

4.       Karriera është prioriteti i tyre

Të jesh nënë do të thotë që duhet të përkushtosh kohë, vëmendje, energji e dashuri te fëmija yt. Ka disa femra që duan të përkushtohen totalisht te karriera, apo të zgjedhin profesione që kërkojnë domosdoshmërisht udhëtime të shpeshta. Edhe ato, pa diskutim duhet të mirëkuptohen dhe të mos gjykohen.

5.       Kanë arsye ekonomike

Ka disa vajza e gra që zgjedhin të mos bëhen nëna pikërisht për arsye ekonomike. Ato duhet të mirëkuptohen sepse po zgjedhin të shtypin një dëshirë të tyre për të mirën e fëmijës që nuk kanë. Ato vajza po zgjedhin të sakrifikojnë diçka që ndoshta e dëshirojnë shumë, ndaj nuk duhen gjykuar në asnjë mënyrë.