Lancio Music

Këto janë artistët dhe këngët më të dëgjuara për vitin 2020!

Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë ndër artistët më të dëgjuar të vitit 2020! Kjo sipas statistikave të vitit nga Spotify. Drake ishte artisti më i njohur në Mbretërinë e Bashkuar. “Blinding Lights” nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar ndërsa albumi më i luajtur ishte “Divinely Uninspired To A Hellish Extent” nga Lewis Capaldi.

Albumi i dytë i yllit Porto Rikan, YHLQMDLG shënoi 3.3 miliardë transmetime, pasuar nga “After Hours” i The Weeknd  dhe “Hollywood’s Bleeding” nga Post Malone. “Fine Line” i Harry Styles dhe “Future Nostalgjia” e Dua Lipës zunë vendin e katërt dhe të pestë.

Edhe kësaj here, Dua Lipa ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ylli i muzikës pop është renditur një ndër artistet më të dëgjuara në mbarë botën. Suksesi i saj i padiskutueshëm sa vjen dhe arrin majat.