Botë e Çuditshme

Këto janë gjashtë këshillat që duhet të keni parasysh kur dikush tenton t’ju grabisë!

Ne nuk mendojmë në lidhje me sjelljen tonë në situata të caktuara pasi shpresojmë se ato situata nuk do të ndodhin asnjëherë. Megjithatë ju duhet të keni parasysh disa këshilla në rast se përfshiheni në një grabitje, duke qenë se parandalimi është gjithnjë më i mirë se vuajtja e pasojave.

1. Mos u shtirni si heronj

Ju sugjerojmë t’i lini gjestet heroike për diku tjetër. Kjo situatë është serioze ndaj edhe nëse personi përballë jush duket i parrezikshëm, përsëri tregohuni të kujdesshëm. Hajdutët mund të kenë një armë të cilën ju nuk e shihni.

2. Mos bëni lëvizje të papritura

Nëse ju bëni një lëvizje të papritur mund të konsiderohet si e rrezikshme për hajdutin. Kështu mund të ndodhë një aksident që as ai vetë nuk e dëshiron. Nëse dëshironi të ndryshoni vendin në të cilin ndodheni për shembull, ju duhet t’ia thoni në fillim atij.

3. Vini re detajet

Tregohuni të vëmendshëm ndaj detajeve. Të gjitha informacionet ju ndihmojnë dhe ju çojnë më pranë në gjetjen e hajdutëve. Vini re gjatësinë, formën e trupit akoma dhe veshjen. Edhe krimineli më i aftë, lë gjurmë që mund t’i sjellin shumë pasoja.

4. Njoftojini për çfarëdo lloj surprize

Njoftojeni hajdutin se jeni duke pritur dikë apo gjithçka tjetër që do të mund ta vendoste në panik. Kjo sepse nëse një ngjarje e tillë ndodh papritur, ai mund të humbasë kontrollin dhe pasojat të jenë të tmerrshme. Në këtë mënyrë ju vini në rrezik jetën tuaj.

5. Shmangni kontaktin e syve për një kohë të gjatë

Ju vërtet duhet t’i vështroni hajdutët për detajet më të vogla, por tregohuni të kujdesshëm. Ju sugjerojmë të shmangni kontaktin e syve për një kohë të gjatë, pasi ata do t’ju kuptojnë. Nga frika se ju do të mund t’i fiksoni dhe t’i njihni pas kohësh, ata mund ta humbasin kontrollin.

6. Jepini çfarëdo që t’ju kërkojnë

Në shumicën e rasteve hajdutët ju kërkojnë para dhe bëni mirë që t’ua jepni. Ndoshta nëse hajdutët kapen, paratë tuaja do t’ju rikthehen, por jeta nuk kthehet kurrë mbrapsht. Përpiquni mos t’i nervozoni me një qëndrim të tillë.