Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi Love & Sex

Këto janë tre shenjat e Zodiakut që puthin më mirë!

Puthja është një formë e të shprehurit dashurinë. Të gjithë pëlqejnë të japin e të marrin puthje për të treguar apo marrë këtë emocion të fortë, por duhet të dini që janë pikërisht tre shenja të Zodiakut që puthin më mirë!

Gaforrja

Gaforret kanë një personalitet të ngrohtë, që i bën njerëzit të bien lehtë në dashuri me ta. Për personat e kësaj shenje të horoskopit, puthja është një veprim për të shprehur pastërtinë  e dashurisë, këtë emocion kaq fuqiplotë. Ndaj, duke qenë se ata e konsiderojnë shumë të rëndësishme puthjen, investojnë energji te ajo dhe kjo është arsyeja që puthin shumë mirë.

Luani

Një nga karakteristikat kryesore të një luani është se ka dëshirë të kënaqet dhe të kënaqë. Ndaj, kur bëhet fjalë për jetën sentimentale, një luan dëshiron që të ketë një histori pasionante shumë të fuqishme. Si një mbret, luani pëlqen të japë puthjet më të mira dhe vërtet ia del në këtë gjë.

Akrepi

Akrepi është një nga shenjat më pasionante të Zodiakut, për të mos thënë më pasionantja. Një akrep njihet për dashurinë që fal të partneri dhe për besnikërinë e tij. Ndaj, kur një akrep vendos të puthë me dashuri, pasion dhe vërtetësi, ai ia del mbanë të japë puthjen më të mirë duke iu bërë pjesë kësaj liste.