Lifestyle

Këto janë tri fjalët që nxjerrin “zbuluar” gënjeshtarët!

Ndonjëherë është e vështirë të dallosh kur dikush po të gënjen. Ose ndoshta ndodh që personi përballë të dijë të jetë një gënjeshtar shumë i mirë. Janë disa shenja të zodiakut që ‘i qajnë’ gënjeshtrat. Ndërkaq, sipas studiuesve të psikologjisë, njerëzit që thonë shumë gënjeshtra përdorin tri fjalë kyçe. Ja cilat janë fjalët që ata përdorin më shpesh:

1.’Të them të vërtetën’

Kjo parathënie do të thotë që ju ndoshta nuk do të dëgjoni të vërtetën absolute pasi thjesht ju përgatit që duhet të pranoni atë që ju thotë si të vërtetë.

2.’Gjithmonë dhe kurrë (në tepricë)’

Njerëzit që thonë shumë gënjeshtra priren t’i përdorin fjalët shumë ‘gjithmonë’ dhe ‘kurrë’ për të theksuar dhe për t’ju bindur për atë që ata thonë.

3.’Sinqerisht’

Një tjetër fjalë që shpesh fsheh një njeri që shumë shpesh gënjen. Pra, jini gjithmonë dyshues. Jeni gjendur ndonjëherë në situata të vështira dhe nuk keni ditur si të shpëtoni nga ato? Nëse ju ka shkuar në mendje të gënjeni por keni dashur të jeni të ndershëm me personin përballë, po ju tregojmë se janë pikërisht pesë “gënjeshtra të bardha” të cilat mund t’i përdorni.

Mendoni se sa gënjeshtra të vogla keni thënë në 24 orët e fundit dhe mund të kuptoni se janë shumë. Ne shpesh e gjejmë veten duke thënë gënjeshtra të vogla për t’i bërë të tjerët të ndjehen më mirë për veten e tyre, por kur fillojmë të themi vetëm të vërtetën, miqtë tanë mund të mos na pëlqejnë aq shumë. Ne mund të ndryshojmë mënyrën se si e shohim veten pasi kemi marrë reagime brutale të sinqerta, si dhe të bëhemi më pranues të të tjerëve. Ja se si do të dukej bota nëse të gjithë fillojmë të themi të vërtetën.