Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty Love & Sex

Këto katër arsye do t’ju shtyjnë të putheni më shpesh!

Puthjet janë një formë e të shprehurit dashurinë për një tjetër person. Ka puthje me familjarët, me miqtë apo edhe me të dashurit. Por, nëse deri tani ju pëlqenin puthjet sepse në këtë formë shprehnit dashurinë, tanimë duhet të dini se puthjet ndikojnë edhe në shëndetin tuaj poashtu.

1.       Nxit hormonet e lumturisë

Puthja nxit hormonet e lumturisë tek ju. Ndër to përfshihen oksitocina, dopamina dhe serotonina të cilat ju bëjnë të ndiheni më tepër euforik dhe të gëzuar. Gjithashtu puthja ul nivelin e stresit tek ju.

2.       Qetëson dhimbjen e kokës

Puthja ul dhimbjen e kokës, duke qenë se ul tensionin e gjakut dhe kështu çliron dhimbjen. Gjithashtu ajo qetëson dhimbjen e kokës pasi ju ul stresin i cili është një shkak kryesor i saj. Herën e ardhshme që do t’ju dhembë koka, e dini zgjidhjen tanimë!

3.       Forcon sistemin imunitar

Studimet tregojnë se çiftet që puthen në mënyrë të vazhdueshme kanë sistem imunitar më të fortë. Shkëmbimi i pështymës gjatë puthjes forcon imunitetin për shkak të ekspozimit ndaj mikrobeve të reja.

4.       Ndihmon në alergjitë e ndryshme

Duket se puthja ul rrezikshmërinë e alergjive të ndryshme. Duke qenë se puthja ul stresin kjo ndikon për mirë, pasi stresi e përkeqëson reagimin ndaj një alergjie. Trupi juaj do të kundërpërgjigjet më mirë pasi keni shkëmbyer një puthje.