Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Sociale

Këto pesë arsye do t’ju bëjnë të ndryshoni sjellje me miqtë tuaj!

Miqësia është diçka shumë e shtrenjtë, e vyer, dhe që nuk duhet zhvlerësuar në asnjë çast. Megjithatë, ndonjëherë i marrim të mirëqëna disa gjëra dhe njerëz, duke mos u treguar kështu rëndësinë e veçantë që ata kanë për ne. Pas këtyre pesë arsyeve të mëposhtme, ju me siguri do t’i trajtoni ndryshe miqtë e zemrës.

1.       Miqtë ndikojnë në shëndetin tuaj mendor

Psikologët thonë se marrëdhëniet e shëndetshme ndikojnë në shëndetin mendor. Të keni miqësi të vërteta ul riskun e problemeve shëndetësore të tilla si diabeti, ataku kardiak dhe trompoza. Gjithashtu, të keni miq të mirë ul ndjesinë e vetmisë, duke rritur kështu edhe jetëgjatësinë, thuhet në studime.

2.       Miqtë inkurajojnë sjellje të shëndetshme

Kjo lidhet me faktin që miqtë ju ndihmojnë të ndryshoni stilin e jetesës, ndryshime këto për të cilat ju keni nevojë, por nuk e kuptoni, ose nuk merrni guximin t’i bëni. Ata ju ndihmojnë të shihni gjërat më mirë, atëherë kur ju nuk jeni duke e bërë. Nga një vend pune që nuk ia vlen, e deri te i dashuri që duhet lënë, janë miqtë ata që do t’ju bëjnë t’i shihni më qartë gjërat!

3.       Miqtë ju japin suport emocional

Nëse jeni duke kaluar një vështirësi në jetë, të keni një mik me siguri do jua lehtësojë.  Një studim mbi njerëzit që vuajnë nga depresioni, ka treguar se ata që kanë miq kanë dyfish mundësi të shërohen në krahasi me ata që nuk kanë.

4.       Miqtë ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin

Kjo fjali mund t’ju duket e gabuar, pasi askush nuk mund të të bëjë të ndihesh mirë, nëse ti nuk e bën vetë këtë gjë. Megjithatë, të gjithë kanë momentet e tyre të dobëta, ku pasiguritë i pushtojnë dhe vetëbesimi humbet. Por të keni miq që ju mbështesin duke ju kujtuar sa të mrekullueshëm jeni e duke ndihmuar në vetëbesimin tuaj, kjo po që është bekim.

5.       Miqtë nxjerrin në pah më të mirën tuaj

Miqtë e vërtet, ata që nuk ju xhelozojnë mund të nxjerrin në pah më të mirën tuaj. Nëse keni miq që janë bujarë në ndjenja e këshilla, sigurisht që ata do t’ju ndihmojnë të arrini ambiciet tuaja. Ata do të nxjerrin në pah pikat e forta për t’i parë vetë ju, dhe e gjithë bota.