Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Love & Sex

Këto pesë këshilla do ta bëjnë lidhjen tuaj në distancë të funksionojë!

Lidhjet në distancë janë të vështira, por nëse ka dashuri mes dy njerëzve gjithçka mund të zgjidhet. Nëse jeni përfshirë në një lidhje në distancë, dhe veç ndjenjave pozitive për personin tjetër, ka edhe probleme që ju mundojnë, me siguri ju nevojiten këto pesë këshilla.

1.       Pranojeni distancën

Është e rëndësishme të bëni paqe me faktin që gjatë kësaj periudhe partneri nuk do të jetë afër jush fizikisht. Kjo ndodh për arsye financiare, punësimi apo familjare. Ta pranoni diçka të tillë brenda vetes, do e bëjë më të lehtë për ju dhe partnerin tuaj për ta përballuar.

2.       Komunikoni, por lini hapësirë

Komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje në distancë. Komunikimi i vërtetë dhe lënia e hapësirës është tepër e rëndësishme. Ju duhet të ndani ngjarjet e ditës me njëri-tjetrin, por kuptoni se secili prej jush ka nevojë për kohë dhe hapësirë në vendin ku ndodhet.

3.       Bëhuni kreativ

Kreativiteti e ndihmon shumë lidhjen në distancë. Mos u bëni të mërzitshëm dhe monoton. Ndaj, një herë telefonojini partnerit, një tjetër herë dërgojini mesazh, foto, video dhe letra. Një surprizë e bukur gjithashtu, do të ishte ta vizitonit gjatë fundjavës.

4.       Flisni, por edhe dëgjoni

Ndoshta keni pritur gjatë gjithë ditës për t’i komunikuar ngjarjet dhe emocionet truaja. Por, nuk duhet të harroni se edhe personi tjetër në këtë lidhje, ka nevojë të ndajë gjëra me ju. Ndaj, ju nuk duhet vetëm të flisni, por edhe të dëgjoni shpeshherë.

5.       Krijoni kujtime të reja

Ndryshimet teknologjike me siguri do t’ju ndihmojnë në krijimin e kujtimeve të reja. Ju mund të shikoni filma bashkë edhe pse jeni larg, mund të luani lojra të ndryshme, apo edhe të bëni thirrje me kamera. Kështu, ju do të krijoni kujtime të reja dhe nuk do ta ndjeni largësinë me partnerin.