Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Love & Sex

Këto pesë shprehje mund t’ju ‘shpëtojnë’ marrëdhënien!

Komunikimi është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie të shëndetshme. Por, shpeshherë mund të keni debate të forta, zënka e keqkuptime me partnerin tuaj. Nëse nuk dini si t’i ndaloni ato dhe e keni të vështirë të shkelni egon tuaj, lexoni pesë shprehjet që do t’u japin fund debateve në çift.

1.       “Më fal”

Të kërkoni falje mund t’ju duket  e vështirë, sidomos nëse jeni persona krenarë apo me ego. Por nuk ka asgjë të keqe të kuptoni gabimet tuaja e të tregoni pendesë për to. Një kërkim i sinqertë faljeje, mund t’i sheshojë debatet mes çiftit. Partneri juaj do të qetësohet, dhe ju do të ndiheni më mirë pasi keni kërkuar falje.

2.       “Faleminderit”

E keni menduar ndonjëherë sa rrallë tregoheni mirënjohës për gjërat dhe njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj? Mos ndoshta ju ka mbytur rutina dhe keni harruar se sa me fat jeni? Epo, nëse doni një lidhje të shëndetshme falenderojeni herë pas here partnerin tuaj që ju ka zbukuruar jetën.

3.       “E kisha gabim”

Ndoshta ju e dini që keni gabuar, dhe me një mënyrë apo një tjetër përpiqeni të kërkoni falje. Por sa herë e keni kapur veten t’i thoni partnerit se e kishit gabim? Përpiquni t’i shikoni gjërat nga prespektiva e tjetrit ndonjëherë, sepse ndoshta ju nuk jeni ajo që gjithmonë ka të drejtë.

4.       “Por”

Psikologët thonë se ka mënyra të zgjuara për t’i shprehur një pakënaqësi partnerit tuaj. Fjala ‘por’ krijon situata jo dhe aq të pakëndshme dhe ju nuk jeni duke i fshehur partnerit atë që nuk ju pëlqen. Ju mund të thoni “Ti je shumë i pëkushtuar, por ndonjëherë kam nevojë të qëndroj vetëm”, ose “Më pëlqen të qëndroj me ty, por sot dua të dal me miqtë”.

5.       “Të dua”

Kësaj liste sigurisht që nuk do të mund t’i mungonte thënia kaq e fuqishme “Të dua”. Ndonjëherë problemet e përditshmërisë mund t’ju përfshijnë e ju të harroni t’i shprehni dashurinë partnerit. E dimë që dashuria shprehet dhe me gjeste gjithashtu, por mos harroni që herë pas here partneri juaj ka nevojë të dëgjojë se ju e doni.