Botë e Çuditshme

Këto tre shenja janë më paranormalet e Zodiakut!

Ndonjëherë ndodh që në jetë të takojmë njerëz shumë të ndjeshëm, të cilët pa ditur gjë për ne apo zakonet që kemi, arrijnë të hyjnë në botën tonë e duket se na njohin mendimet dhe emocionet.

Ka raste kur disa prej tyre na japin tregues të saktë mbi ngjarje që i përkasin të ardhmes e në fakt konfirmohen në kohë.

Të tjerë njerëzve iu ndodh të shohin ëndërra paralajmëruese, përmes të cilave zbulojnë të vërteta që shpërfillnin por në fakt bëhen realitet.

Po flasim për njerëz që kanë aftësi paranormale, thellësisht të ndjeshëm e që arrijnë të hyjnë lehtësisht në kontakt me botën e emocioneve dhe me atë energji që i përket planetit.

Pikërisht këto aftësi paranormale, shpesh i gjejmë te persona që i përkasin shenjave të ujit, pra Gaforrja, Akrepi e Peshqit. Jo rrallë herë përshkruhen si më të ndjeshmit e më të mprehtë të Zodiakut.

Vështirë të gabojë intuita e tyre çka i ndihmon të shmangin shumë situata pakëndshme.

Sa herë ndodh që një Akrep të gjurmojë mendimet tona, vetëm duke na parë në sy? Po për një Gaforre që të na zbulojë trishtimin edhe në çastet kur shfaqemi të lumtur e të gëzuar? I keni kërkuar dikujt të shenjës së Peshqve t’iu tregojë ëndërrat e tij?

Por jo gjithnjë ndërgjegjësohen për aftësitë e potencialin që kanë e nëse nuk i adresojnë në mënyrën e duhur mundet edhe të shkaktojnë frikë!