Celebrities Live From Tirana Travel

“Këtu në Shqipëri të shohin si UFO…”/Elton Tozaj rrëfen eksperiencat e tij të udhëtimeve ekskluzivisht në TAR!

Sot i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë një nga ish-banorët e “Big Brother 2”, Elton Tozaj. Ai ka folur në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me edicionin e këtij viti të “Big Brother VIP” por jo vetëm kaq sepse ka dhënë edhe sugjerime dhe ka treguar eksperiencat e tij në lidhje me udhëtimet duke qenë se edhe ai është një person i apasionuar pas tyre.

Si të gjen kjo periudhë e vitit?

Nga 365 ditë që ka viti 300 prej tyre në ajër. (qesh) Sa kam zbritur por në orën gjashtë do nisem prapë. Nuk e di se ku do të më gjejë Viti i Ri por plani është për në Athinë.

Cili ka qenë vendi që të ka bërë më shumë përshtypje dhe ka lënë gjiurmë më të forta tek ty?

Afrika është mrekulli. Më ka bërë përshtypje duke ikur për në hotel kur përshrkuaje autostradën rrugën në mes të Safarit dhe arrije që të përjetoje live çdo gjë. Është shumë e bukur.

Çfarë do t’ju sugjeroje të gjithë dëgjuesve që janë të apasionuar pas udhëtimeve?

Unë e urrej monotoninë. Mos u bëni monotonë.

Autostopin e ke përdorur ndonjëherë?

Po, shumë herë. Pavarësisht se këtu në Shqipëri të shohin si UFO thonë: ç’është ky budalla.

Elton Tozaj ka treguar se i pëlqen shumë të udhëtojë dhe se asnjëherë nuk ka qëndruar në një vend dhe do të vazhdojë akoma të eksplorojë. Përpos kësaj ai ka folur edhe në lidhje me banorët e edicionit të këtij vitit në “BBV”.