Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

Khloe Kardashian jep mesazhin për të gjithë prindërit!

Khloe Kardashian është një figurë publike mjaft e diskutuar kohët e fundit për shkak edhe të ndarjes së saj nga Tristan Thompson. Megjithatë, Khloe me siguri është shumë mirënjohëse ndaj Tristan për vajzën që dyshja ka, True Thompson.

Pikërisht për këtë e tërheq vëmendjen e fansave këtë herë Khloe, teksa ngre çështjen e diskutimit me fëmijët për racën dhe ngjyrën e lëkurës. Në një podcast, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shpreh mbi faktin që është një nënë me lëkurë të bardhë që rrit një vajzë me lëkurë me ngjyrë.

Unë gjithnjë do të përpiqem të bëj më të mirën që mundem si një mama. Por dukshëm unë nuk jam një grua me ngjyrë. Unë dua që ajo të ekspozohet në sa më shumë variatete të jetë e mundur. Unë nuk dua që ajo të jetojë në një flluskë si një vajzë e privilegjuar, por dua t’i njohë të gjitha llojet e jetesave.

Ajo gjithashtu nuk humbi mundësinë të falenderonte të atin, Robert Kardashian, që ia mësoi të gjitha këto dhe që e ndeshi me një shumëllojshmëri gjërash në jetë. Khloe nuk u ndal, teksa foli për mënyrën si e trajton ngjyrën e lëkurës në diskutime me vajzën e saj.

Unë e di që disa njerëz nuk ndihen mjaft komod të flasin me fëmijët e tyre për racën. Ata mendojnë: “Ne jetojmë në një flluskë. Ne nuk kemi pse të themi fëmija im ka lëkurë të errët.” Por duhet! Ju po i çoni drejt rrugës së dështimit duke mos folur me ta për racën e gjëra si këto.

Duket se Khloe e ka analizuar mjaft mirë këtë çështje. Ajo është përqëndruar së tepërmi në rritjen e vogëlushes në mënyrë sa më të shëndetshme dhe nuk humb rastin të këshillojë edhe prindëit e tjerë lidhur me të.