Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian kritikohet ashpër pasi u shpreh se nuk i duron dot njerëzit që ankohen se janë të shëndoshë…

Khloe Kardashian është duke u kritikuar ashpër për komentet e saj se nuk i duron dot njerëzit që ankohen se janë të shëndoshë. Këto komente ajo i ka bërë në një intervistë në vitin 2019 e cila ka dalë përsëri në dritë së fundmi dhe është bërë virale në TikTok.

Në klip shfaqet ylli 37-vjeçar i “KUWTK” duke folur për zhgënjimin e saj ndaj njerëzve që thonë se duan të humbasin peshë kur në të njejtën kohë janë duke shijuar ushqime me sheqer si akullorja për shembull.

Unë nuk mund t’i duroj njerëzit që hanë “një kovë me akullore” dhe më pas ankohen se janë të shëndoshë.

Ajo i bëri këto komente vetëm dy vite më parë kur u shfaq në podkastin e personazhit televiziv britanik Jay Shetty. Jo vetëm kaq, por ajo vazhdoi të jetë shumë e ashpër me komentet e saj.

Ata nuk do të palestrohen, ata nuk e ndryshojnë dietën e tyre, nuk do të pinë më shumë ujë, ata nuk do të bëjnë asgjë, por vazhdojnë të ankohen, të ankohen dhe të ankohen. Unë them mirë, ju do të jeni gjithnjë në këtë gjendje të viktimizuar, ju nuk jeni të vetëdijshëm për veten. Ju as që po e shihni reflektimin tuaj. Është faji i të gjithëve ju.

Këtë intervistë e risolli në vëmendje një përdorues i nxehur i aplikacionit TikTok, duke e akuzuar se ajo është e tëra produkt i operacioneve dhe aspak origjinale. Jo vetëm ai, por të gjithë përdoruesit e aplikacionit kanë shprehur zemërim për Khloe. Me siguri fansat e saj janë një pritje të një përgjigjeje nga ana e saj.