Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian ngroh zemrat e fansave me këtë foto!

Khloe Kardashian është një nga yjet e “Keeping Up With the Kardashians” e cila është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo tërheq gjithnjë vëmendjen me historitë e dashurisë, ndarjet apo ribashkimet e mundshme, por ky nuk është rasti në fjalë.

Këtë herë Khloe poston një foto shumë të ëmbël të vogëlushes së saj dhe fëmijëve të Kim Kardashian dhe Rob Kardashian. Imazhin Khloe e shoqëron me një fjalë të vetme.

Përgjithmonë.

Duket se jo vetëm Khloe, por të gjithë e pëlqyen tej mase këtë foto pasi komentet ishin të panumërta. Disa u shprehën se kjo foto mbart shumë dashuri e disa të tjerë e quajtën atë më të bukurën në Instagram.

Një foto vërtet e ëmbël duhet ta pranojmë, ku tre kushërinjtë pozojnë së bashku. Kujtojmë, se ekziston një faqë e quajtur “dashkids” e cila mbledh të gjitha momentet më të dashura të fëmijëve të familjes Kardashian. Edhe kjo foto nuk mund të mbetej pa u postuar, teksa shoqërohej dhe me emrat e vogëlushëve, Psalm, Dream dhe True. Duket se fëmijët po ndjekin hapat e pindërve të tyre, teksa kanë fituar famë shumë herët. Ndoshta dhe ata së shpejti do të jenë yje të botës së showbiz-it.