Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian nuk e paska dëgjuar shprehjen “ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”! Së shpejti vjen në jetë fëmija i dytë me Tristan Thompson!

Khloe Kardashian është gati për një fëmijë të dytë me ish të dashurin e saj, Tristan Thompson. Përfaqësuesit e yllit të “The Kardashians” e konfirmuan lajmin në një deklaratë për DailyMail, ku zbuloi se foshnja do të lindte nga një nëne surrogate. Ajo dhe lojtari 31-vjeçar i NBA-së, të cilët kanë pasur një romancë të vështirë që nga viti 2016, janë tashmë prindër të vajzës 4-vjeçare, True Thompson. Në deklaratë thuhej se:

Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor. Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për nënën surrogate për një bekim kaq të bukur. Ne do të dëshironim të kërkojmë privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet te familja e saj.

Pavarësisht zërave të fundit se Khloe dhe Tristan janë pajtuar, një burim i afërt me familjen thotë se dyshja ‘nuk janë përsëri bashkë’ dhe ‘nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga dhjetori përveç çështjeve të bashkëprindërimit’. Burimi gjithashtu vuri në dukje se foshnja e Khloe dhe Tristan ishte ngjizur përmes një surrogate përpara se të zbulohej se ai ishte në pritje të një fëmije me modelen e fitnesit, Maralee Nichols në dhjetor të 2021. TMZ raportoi se lindja e foshnjës së Khloe dhe Tristan është ‘e afërt’ dhe mund të jetë vetëm çështje ditësh, ndërsa një tjetër i brendshëm sugjeroi se fëmija kishte lindur tashmë.

Tristan dhe Khloe kanë pasur një marrëdhënie të trazuar gjatë viteve. Në vitin 2018, Tristan e kishte tradhtuar Khloe-n, atëherë shtatzënë, me një punonjëse të klubit të striptizimit nga New York, të quajtur Lani Blair. Ata mirëpritën vajzën True më 14 prill 2018. Megjithatë, pavarësisht skandalit të tradhtisë, Khloe vazhdoi lidhjen me Tristan deri kur u nda në shkurt 2019. Në shkurt 2019, Tristan u fotografua duke u puthur me Jordyn Woods pas një feste në shtëpi, që ishte skandali i tij i dytë i tradhtisë. Pavarësisht skandaleve, Tristan dhe Khloe rindezën romancën e tyre gjatë pandemisë  dhe hynë në izolim së bashku në mars 2020 me vajzën e tyre.

U raportua në qershor 2021 se Khloe dhe Tristan u ndanë për herë të dytë. Në të njëjtin muaj, u zbulua se si Tristan u zhduk në një dhomë gjumi me tre gra në një festë në shtëpi në Bel Air gjatë fundjavës. Avokatët e Thompson i mohuan pretendimet. Së fundmi, fansat kanë filluar të spekulojnë javët e fundit se Khloe ka rindezur sërish romancën e saj me Tristan. Ajo ndau një foto në Instagram të disa buqetave me lule që kishte marrë nga Tristan në ditëlindjen e saj të fundit.

Khloe Kardashian është kritikuar ashpër së fundmi për një foto të rishfaqur nga Halloween i vitit 2003, në të cilën ajo mbante katër zinxhir secili i lidhur me qafën e një gruaje me ngjyrë. Në foton e shkrepur në klubin e natës “Avalon” në Hollywood të Kalifornisë në tetor të vitit 2003, Khloe atëherë 19-vjeçe kishte veshur një kostum të gjerë me vija ngjyrë të kaltër me një bluzë të bardhë dhe një sërë zinxhirësh ari, njëri në formën e një shenjë dollari dhe një tjetër një medaljon rrethore.