Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian shfaq simpatinë për Scott Disick pas lajmit se Tristan Thompson u bë baba për herë të tretë!

Scott Disick i ka dhuruar një buqetë me lule Khloe Kardashian pas lajmeve që Tristan Thompson do të bëhet baba për herë të tretë. 37-vjeçarja, postoi në InstaStory-n e saj buqetën me lule, e cila falenderonte Scott për gjestin e ëmbël. “DailyMail” zbuloi ekskluzivisht javën e kaluar se ish-i dashuri i saj Thompson, ishte me trajneren e tij personale duke festuar 30-vjetorin në muajin mars.

Gjatë kësaj kohe u raportua se Tristan dhe Khloe ishin përsëri bashkë pas ndarjes së tyre në vitin 2019 që pasoi me skandale të shumta tradhëtie. Khloe tregoi një buqetë të bukur me trëndafila rozë dhe të bardhë nga Disick për të cilën ajo shkroi:

Të dua! Faleminderit.

Po atë ditë ajo u pa në publik për herë të parë teksa dukej e dëshpëruar duke drejtuar Rolls Royce Cullinan për në festën e 6-të të ditëlindjes së nipit të saj Saint West.”PEOPLE” raportuan se Khloe natyrisht është e mërzitur kur mësoi se u tradhëtua përsëri dhe nuk mund ta besojë se Tristian do të bëhet përsëri baba.

Basketbollisti kanadez  ka një vajzë 3-vjeçare True me Khloe dhe djalin Prince, 4 vjeç, me ish-të dashurën Jordan Craig. Thuhet se e dashura e Tristanit, Maralee, lindi fëmijën e tretë të lojtarit të NBA më 2 dhjetor, pasi u zhvendos për në Los Angeles. Ajo u fotografua shtatzënë duke ecur rreth zonës “Marina Del Rey” të Los Angeles më 20 nëntor.

Megjithatë, një burim i afërt me Khloe kundërshtoi afatin kohor të ngjarjeve për “DailyMail” dhe u shpreh se:

Ata u ndanë në fillim të këtij viti rreth pranverës. Shqetësimi i vetëm i Khloe është True dhe ruajtja e një marrëdhënieje bashkëprindërore pozitive dhe të shëndetshme për vajzën e tyre si miq.

Dokumentet e gjykatës të marra nga “DailyMail” zbuluan fillimisht se trajnerja personale po padit Thompson për mbështetjen e fëmijëve, si dhe për rimbursimin e shpenzimeve mjekësore dhe shpenzimet e lidhura me shtatzëninë. Thompson përshkroi në dokumente se si Nichols e çoi atë në festën e ditëlindjes me Maserati-n e saj përpara se të kthehej në hotelin e tij ku ajo kishte një surprizë të veçantë për ditëlindje. Ai shprehet se:

Kur arritëm në dhomën time të hotelit, patëm menjëherë marrëdhënie seksuale. Nichols filloi kontaktin tonë seksual dhe kurrë nuk e kundërshtoi kryerjen e marrëdhënies. Ajo ishte shumë e vetëdijshme dhe nuk shfaqte asnjë shenjë se nuk ishte e gatshme apo nuk dëshironte.

 

Tristian kishte pohuar se ishte hera e vetme që ata kishin kryer marrëdhënie intime, gjë që u kundërshtua nga avokatët e saj të cilët pretendojnë se afera filloi 5 muaj para festimit të ditëlindjes së tij dhe vazhdoi pasi ajo mbeti shtatzënë. Deklarata e tij u nënshkrua më 5 gusht dhe i referohej Khloe-s si ish-e dashura e Thompson dhe nëna e fëmijës së tij.

Për më tepër, Nichols kishte paraqitur mesazhe me tekst midis saj dhe Thompson si provë për padinë e saj për atësinë, të cilat tregonin se si ai donte që ajo të ndërpriste shtatzëninë dhe zbuloi se ai u përpoq t’i ofronte asaj para. Në mesazhin që dyshohet se është dërguar nga lojtari i “Sacramento Kings” thuhet se:

Ti e di se si ndihem. Ndjenjat e mia nuk kanë ndryshuar fare. Nuk do të përfshihem fare. Nëse mendon se ke këtë fëmijë me mua do të të jap disa para. Ti e di se unë do të tërhiqem pas këtij sezoni. Përsa i përket mbështetjes do të jetë çdo gjë që kërkohet çdo muaj.

Rikujtojmë se, Khloe Kardashian ka reaguar së fundmi duke iu përgjigjur thashethemeve se motra e saj, Kylie Jenner, nuk po takohet me partnerin e saj, reperin Travis Scott.