Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian shfaqet ‘e mbuluar’ për herë të parë pas ndarjes me Tristan Thompson

Historia e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson është e mbushur me drama dhe tradhëti. Nuk numërohen herët që ylli i bashketbollit ka qenë në praninë e vajzave të tjera, në kohën që ka qenë i lidhur me Khloe-n. Megjithatë, ajo sërish e ka falur dhe janë ribashkuar disa herë, por këtë herë duket se gjërat janë ndryshe.

Një foto eksluzive nga DailyMail.com tregon Khloe-n që mban në krahë vajzën e saj 3 vjeçare True në një kurs gjimnastike në Kaliforni.

Në gishtin e saj nuk dukej unaza me diamantin madhështor që prej kohësh përflitej të ishte unaza e fejesës me Tristan. Një mama e përkushtuar me vajzën e saj, ishte veshur sportive duke shfaqur format e saj të famshme me fytyrën e mbuluar nga maska dhe syzet e diellit.

Burime të afërta eksluzive për median e njohur ndërkombëtare kanë nxjerrë zbuluar Tristan Thompson, i cili ka qenë pjesë e një feste në shtëpi në Bel-Air. Përgjatë festës u përfol se ai nuk u pa më, pasi u fut në dhomë me tre vajza.

Javën e kalur, dyshja po planifikonin pushimet verore së bashku me vajzën e tyre dhe djalin e Tristan nga një lidhje e tij e mëparshme, madje t’i sillnin në jetë vajzës së tyre dhe një vëlla. Tristan u kthye në Los Angeles për të festuar Ditën e Baballarëve me familjen e tij ajo ndihej shumë e lumtur që ai u rikthye pranë tyre.

Një burim për ‘California News Times’ konfirmon se tani ata janë të ndarë dhe Khloe është lodhur me uljet dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre, pasi është përpjekur shumë për t’i besuar sërish e sërish ish- partnerit të saj.