Celebrities Showbiz

Khloe Kardashian tejet e emocionuar mbi sezonin e ri të ‘reality show’-t!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe Kardashian bëri paraqitjen e saj më të fundit në “The Ellen Show” mbrëmjen e kaluar. Khloe kishte vendosur që të vishte një fustan të bardhë pas trupit dhe me mëngë të gjata, të kombinuar me taka të larta në po të njëjtën ngjyrë.

Ndërsa ishte në emision, ajo diskutoi mbi qëndrimin e motrës së saj Kim në “Saturday Night Live” duke thënë se ajo e dinte se Kim do të bënte një punë të mirë si prezantuese sepse asaj i pëlqen t’u tregojë të gjithëve se e kanë gabim. Ajo vazhdoi të flasë për serialin e ri të familjes së saj, i cili do të shfaqet në platformën e transmetimit Hulu.

Khloe zbuloi se shfaqja e klanit Kardashian-Jenner do të fillojë transmetimin në fund të janarit ose në fillim të shkurtit dhe se të gjithë ato janë vërtet të emocionuara. Vitin e kaluar, familja Kardashian-Jenner njoftoi fundin e serialit të tyre “Keeping Up With The Kardashians”. Ai transmetua për 20 sezone në “E!” gjatë 14 viteve.

Së fundmi Khloe Kardashian ka folur në lidhje me revolucionarizimin e industrisë së saj ‘Good America’ në përvjetorin e saj të pestë. Ylli i ‘KUWTK’ foli edhe në lidhje me atë që linja e saj gjithë përfshirëse ka bërë për të dhe gratë në të gjithë botën.

E themeluar nga ajo dhe Emma Grede në vitin 2016, Khloe ka rrëfyer më parë për revistën ‘Health’ që marka e saj buronte nga ndjenja që ajo është ndierë si e përjashtuar gjatë gjithë jetës kur ishte fjala për rrobat.

‘Good America’ ke ditëlindjen! Nuk mund ta besoj që mbush pesë vjeç! Ju jeni foshnja ime, ju dua, jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë si markë së bashku, gjithëpërfshirjen, jam shumë krenare për ju dhe mezi pres të shoh se ku keni arritur këto pesë vjet.