Celebrities Gossip Music Showbiz

Kida bëhet artistja e parë shqiptare që arrin këtë super sukses!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Kida tashmë ka mbushur plot 10 vite që është pjesë e industrisë muzikore shqiptare e duket se këtë 10 vjeçar bukuroshja ka shumë suksese për të festuar duke thyer kështu edhe rekorde. Me anë të një Instastory që vetë këngëtarja ka shpërndarë nga faqja e YouTube Albania, ku ka ndarë me të gjithë arritjen e saj më të madhe në karrierë. Kida bëhet artistja e parë shqiptare me 3 këngë mbi 100 milionë shikime në platformën YouTube dhe kjo është një super arritje për çdo artist shqiptar.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur, pasi ende pa përfunduar mirë sezoni veror duket se do të na surprizojë sërish. Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, artistja na lajmëroi se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. Këngëtarja tregoi se ndodhet në një studio muzikore dhe krahas ka shkruar: Koha e studios është koha më e mirë.”