Celebrities Gossip Music Showbiz

Kida dhe Butrinti zbulojnë detaje të reja nga bashkëpunimi i tyre!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor. Bëhet fjalë Kidën dhe Butrint Imerin. Para pak ditësh të dy artistët postuan një foto së bashku në “Instagram” nga videoklipi i këngës, ku na kanë bërë me dije se me këtë bashkëpunim vera do të jetë më e nxehtë . Epo duket se pritjes i erdhi fundi dhe kënga do të lansohet më shpejt nga sa e mendonim, pasi me anë të një postimi në ‘Instagram’ të dy artistët kanë lajmëruar se kënga do të publikohet nesër në orën 23:59 dhe do të titullohet “AM/PM”.

 

Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është  pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.

Duket se dhe një dyshe tjetër e suksesshme do të vijë me një bashkëpunim të ri dhe bëhet fjalë për Don Xhonin dhe Butrint Imerin që  janë miq shumë të mirë. Pas hitit që numëron miliona klikime në vetëm 6 muaj ‘Corazon’ mund të presim diçka tjetër prej tyre. Teksa dy artistët kanë qenë në një koncert së bashku dhe kanë postuar foto krah njëri- tjetrit krahas kanë vendosur vitin 2022 duke na treguar se këtë vit mund të presim një surprizë të re nga ta.