Celebrities Gossip Showbiz

Kida na mahnit me pozat e fundit me bikini!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Bukuroshja nuk poston shpesh foto provokuese, megjithatë kur e bën sigurohet ta ‘djegë rrjetin’. Para disa orësh, këngëtarja ka ndarë me ne disa Instastory ku ka pozuar para pasqyrës me bikini të zeza që ia tregojnë hiret më së miri.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku. Së fundmi me disa postime në Instastory, vajzat duket se nuk i kanë kursyer disa ‘thumba’ për artistët që bëjnë duete me njëri-tjetrin dhe pastaj nuk ‘shihen dot më me sy’.

Para duetit me Dafin, Kida sapo ka lansuar dhe bashkëpunimin e saj ‘T’DU’ me Ledri Vulën që numëron miliona klikime në YouTube dhe gjithashtu është bërë virale në rrjete sociale.