Celebrities Gossip Showbiz

Kida na zbulon më shumë rreth këngës së saj të re!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Para pak kohësh, Kida ka paralajmëruar se po punon për projektin e ri muzikor, ku na ka treguar edhe një sekuencë të shkurtër, si edhe foto nga ‘look-u’ i saj në videoklip. Mesa duket koha e pritjes është drejt fundit. Vetëm pak më parë, bukuroshja ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga, duke na treguar edhe titullin, i cili do të jetë “Ma lujte”. Tashmë ka ngelur  të mësojmë vetëm datën e publikimit.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, para pak kohësh kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku artistet kanë ndarë me ne disa postime ku shfaqen së bashku dhe duken mjaft të afërta me njëra-tjetrën. Ndoshta këto postime mund të mos jenë vetëm shenja miqësie, por edhe një dueti tjetër mes tyre por pa u konfirmuar këto janë vetëm spekulim