Celebrities Gossip Showbiz

Kida ndryshon ‘look’ dhe duket një yll i vërtetë me pamjen e re!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime.

Bukuroshja nuk na zhgënjen kurrë me ‘look-un’ e saj ku shfaqet gjithmonë shumë e kuruar dhe plot stil. E së fundmi, artistja ka bërë një ndryshim në pamjen e saj ku duket shumë ndryshe dhe mund të themi me plot gojë se duket mjaft bukur. Kida ka lyer një pjesë të flokëve të saj në ngjyrë të verdhë.

Surpriza më e fundit nga Kida është bashkëpunimi i saj me Butrintin, ku dyshja na sollën jo një, por plot dy këngë të reja, ‘AM’ dhe ‘PM’.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.

Para duetit me Dafin, Kida sapo ka lansuar dhe bashkëpunimin e saj ‘T’DU’ me Ledri Vulën që numëron miliona klikime në YouTube dhe gjithashtu është bërë virale në rrjete sociale.