Celebrities Gossip Showbiz

Kida paralajmëron surprizën e rradhës: “Nuk kemi të ndalur!”

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it tonë dhe kjo jo vetëm për faktin se këngët e saj numërojnë miliona klikime, por gjithashtu ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram. E duket se bukuroshja po i surprizon mbështetësit e saj në mënyrën më të bukur.

Pak kohë pasi paralajmëroi albumin më të ri që pritet të publikojë dhe pak ditë pasi ka lançuar këngën e saj më të fundit “Ike” , duket se bukuroshja po na tregon se nuk ka të ndalur. Teksa ka postuar një Instastory ka ka treguar me anë të një ‘selfie’ se ndodhet në studio muzikore, krahas Kida ka shkruar:

Për zotin s’kemi të ndalur 

Rikujtojmë se, kënga më e fundit që këngëtarja publikoi rreth një muaj më parë është “Ike” dhe ka afro 4 milion klikime.

Teksa kënga e parë e albumit të saj më të ri, “Dinero” shkaktoi shumë pakënaqësi tek ndjekësit e saj. Shumica e tyre janë treguar skeptikë dhe kanë kritikuar tekstin e projektit më të ri muzikor duke u shprehur se ai stil muzikor nuk është zhanri që i shkon më shumë Kidës, pasi jemi mësuar ta shohim më shumë te këngët e dashurisë.

Rikujtojmë se, Kida lançoi para 5 muajsh këngën “Dale” në bashkëpunim me Butrintin dhe Ledrin. Kënga padyshim mund të konsiderohet hiti i verës, pasi numëron afro 72 milion klikime dhe është dëgjuar kudo.