Celebrities Gossip Showbiz

Kida sapo na lajmëroi se ka nisur xhirimet për videoklipin e saj më të ri!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur, pasi vetëm pak më parë ka treguar se po po bën grimin e saj profesional, por jo për ndonjë koncert, por për xhirime… Mesa duket nuk do të na duhet të presim shumë gjatë për surprizën e radhës nga artistja!

Shkojmë!

Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, bashkëpunimi i dytë pas ‘Luje belin’. Vetëm brenda dy muajve dueti numëron afro 10 milion klikime në platformën YouTube duke u konsideruar kështu një sukses i vërtetë. Epo nuk mund të ndodhte ndryshe mes dy artisteve si Dafi dhe Kida.