Showbiz

Kida shfaqet më provokuese se kurrë me ‘look-un’ e saj të ri!

Një ndër këngëtaret më të talentuara por dhe shumë të bukura është Kida. Ajo është gjithmonë duke sjellë trende të reja, si për modele apo ngjyra flokësh ashtu dhe në stilin e saj të veshjes.

Por këtë herë, këngëtarja e hitit veror “Dale” është shfaqur krejtësisht ndryshe në rrjete sociale.
Në llogarinë e saj në instagram, kida ka postuar disa foto ku në të cilat duket tmerrësisht shumë seksi dhe provokuese. Ajo mban veshur një palë rroba banje të verdha, të cilat i nxjerrin në pah hiret e mrekullueshme dhe duket super në formë. Foto të tilla na bëjnë të ndihemi paksa keq dhe na vjen një mall për palestrën dhe ushqimet e shëndetshme.

Diçka tjetër që bie në sy është dhe ngjyra e saj e re e flokëve, rozë, ku në fakt askush nuk çuditet më nga ndryshimet e shpeshta të ‘look-t’ pasi artistja njihet për eksplorimet e shumta.

Kida duket se ka vendosur të marrë pak pushim nga angazhimet e shumta që ka patur gjatë verës, ku e shihje çdo natë nëpër koncerte dhe evente.
Ku ndryshe nga vitet e tjera ajo është një ndër artistet që e ka nisur me vonesë sezonin e veror.