Celebrities

Kidda dhe Nilsa realizojnë duetin në distancë

Gjatë këtij viti, një nga projektet e artistit të njohur, Kidda ka bërë bujë të madhe. Bëhet fjalë për këngën “Malli”, që deri më tani ka marrë mbi 36 milionë klikime në platformën YouTube.

Malli është projekt që ka marrë vëmendjen në gjitha top listat gjermane, zvicerane dhe franceze, këngë që numëron 80,000,000 dëgjues vetëm për pesë muaj dhe po konsiderohet me potencial per ‘Mega Hit’ në mbarë shtetet e Evropës, edhe me tej.

Sot në emisionin “Pardon My French” ishte i ftuar në linjë telefonike Kidda. Normalisht që kënga “Malli” ishte në sfond gjatë intervistës dhe në studion e Top Albania Radio-s ndodhej edhe Nilsa, e cila realizon cover-a për këngët e Kiddës. Ishte një kënaqësi e madhe për Nilsën që më në fund të dëgjohej live, edhe pse në distancë nga këngëtari i saj i preferuar. Nilsa këndon këngën “Malli” bashkë me Kiddën në linjë telefonike. Ky “duet në distancë” dhuroi emocione dhe shumë të qeshura.

Gjatë intervistës moderatorja Jonida Aliçkolli i bën një pyetje po aq të bukur edhe të qëllimshme, nëse vajzat bëheshin “Loco” që është beqar apo e merr “Malli” nëse është në një lidhje. Kidda nuk dha një përgjigje specifike, por i pohoi të dyja që ka qenë edhe në një lidhje, por është edhe beqar.

Gjithashtu artisti i njohur përmend se gjatë vitit 2021 do të sjellë duete me emra të njohur ndërkombëtarë.