Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian do të ndalojë së postuari foto provokuese?!

Kim Kardashian është një figurë televizive e cila shpeshherë ka provokuar me fotot e saj sensuale. Këtë herë në episodin e datës 17 qershor të “Keeping Up With the Kardashians” reunion, Kim zbulon se nuk do të postojë më foto provokuese, për një arsye të veçantë.

Ajo tregon se do të ndalojë së postuari foto sensuale, pasi tani është duke studiuar për t’u bërë juriste. Këtë gjë, ajo ia tregon të ftuarit Andy Cohen.

Unë u mendova rreth kësaj dhe i thashë vetes: “Ti mund të bësh gjithçka, ti mund të bësh çfarëdo ti dëshiron.”

Mamaja e katër fëmijëve pati një shqetësim gjatë një vizite te Shtëpia e Bardhë pasi sapo kishte postuar një foto provokuese.

Unë sapo kisha postuar një foto me bikini. Po shpresoja që ata nuk do ta shihnin Instagramin tim teksa ende isha në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, ajo shprehet se një arsye tjetër se përse do të ndalojë së postuari foto të tilla është sepse ajo nuk dëshiron të turpërojë fëmijët dhe të jetë mamaja që poston selfie dhe foto me bikini. Kujtojmë, se në javë më parë Kim theu heshtjen dhe foli publikisht për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Kanye West.