Celebrities Showbiz

Kim Kardashian i kërkon falje nënës së saj, por a e gjeni dot se për çfarë?!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ka reflektuar së fundmi mbi vitet e saj të adoleshencës dhe ka vendosur që t’i kërkojë falje nënës së saj, Kris Jenner. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kim i ka dedikuar një shkrim nënës por edhe vajzave të saj në Ditën Kombëtare të Vajzave.

Ajo iu lut vajzave të saj të vogla North dhe Chicago të ishin të më të qeta ndaj saj ndërsa rriten. Kim shkruan:

Pashë që sot ishte Dita Kombëtare e Vajzave, kështu që ky postim shkon për mamin tim dhe vajzat e mia kur ato të jenë adoleshente. North dhe Chi ju lutem tregohuni të qeta me mua kur të jeni në moshën që kam pasur unë në këto fotografi. Mami, më fal! Më kujtohet kur dënohesha sepse Kourtney të merrte makinën pa leje vetëm për ta ngarë atë përreth lagjjes dhe edhe pse nuk merrja pjesë në gjithë këtë, përsëri futesha në telashe. Kështu nuk kishim asgjë tjetër për të bërë përveç se të shkrepnim foto në garazh. Nuk kisha unë faj, unë thjesht dëgjoja çfarë më thonin motrat e mia të mëdha dhe shoqet. Ato ishin një ndikim kaq i keq për mua dhe unë isha perfekte dhe për këtë më vjen keq.

Në këtë postim nuk kishte si të mungonte dhe komenti i Kris nga ana tjetër:

Oh, Zot i Madh! Faleminderit Perëndisë që i mbijetuam asaj faze.

Rikujtojmë se, Look-u i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian në “Met Gala” teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej. Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë. Por, bishti kishte një çmim po aq të shtrenjtë sa veshja e saj nga Balenciaga.