Kim Kardashian lançoi linjën e saj të veshjeve në vitin 2019. Ndërkohë, ajo shfaqi format e saj të pabesueshme me të brendshme të tejdukshme për një fushatë të re SKIMS me Fendi e cila do të nisë më 6 nëntor.

Influencuesja 41-vjeçare e mediave sociale ndau një seri fotosh seksi në Instagram të hënën në mëngjes për bashkëpunimin më të fundit.

Kim dëshmoi se ishte modelja perfekte e veshur me një bluzë sportive të tejdukshme me emrin e famshëm Fendi që kalonte nëpër gjoks.

Flokët e saj ngjyrë kafe të errët ishin të lidhura përsëri në një bisht me një shkëlqim të lehtë, ndërsa makeup ishte i thjeshtë dhe e bënte Kim të dukej mahnitëse.

Nëna e katër fëmijëve gjithashtu kishte kostume trupi me mëngë të gjata, të ngjyrave të ndryshme, dhe padiskutim me një trup të tillë, veshja dukej më se e përshtatshme.

Ajo më pas kishte veshur një trup me ngjyrë të gjelbër të çelur dhe qëndroi ngrohtë teksa mbante një pallto të ngjashme.

Kim lançoi SKIMS në vitin 2019 dhe që atëherë ka përfshirë sutjena, kostume trupore dhe pantallona të shkurtra në gamën e veshjeve, të cilat fillimisht supozohej të quheshin Kimono, por pati reagime të kundërta për përvetësimin kulturor.

Kim di të jetë gjithnjë e kuruar, në formë, e veshur mirë dhe me shumë stil. Një figurë që edhe ka ngjallur debat shpeshherë, lidhur me efektin që ka te fansat, por padfiskutim shumë e dashur dhe e pëlqyer nga një numër i madh ndjekësish.