Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian stërvitet vazhdimisht dhe këtë ua tregon edhe ndjekësve të saj!

Kim Kardashian ndau një moment të shkurtër të stërvitjes së saj rraskapitëse me 279 milionë ndjekësit e saj. 41-vjeçarja pranoi se ishte duke u përshtatur në një vrapim në mëngjes para se të lindte dielli teksa tregonte hapin e saj në një klip të shkurtër të postuar në Instagram.

Ajo shkoi te “Technogym” për një seancë stërvitore me Don Brooks vetëm disa ditë pas një nate takimi për pica me të dashurin e saj komedian Pete Davidson në fillim të javës. Kujtojmë, se të martën, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” doli për një mbrëmje romantike në restorantin italian “Jon & Vinny” dhe më pas u nis në “Rite-Aid” për akullore.

Një shikues në restorant tha për mediat e huaja si më poshtë.

Ishte një takim shumë i thjeshtë pa shumë flirte. Askush në restorant nuk i vuri re dhe Kim ishte në telefonin e saj në një moment.

Çifti së fundmi u kthye nga një udhëtim në Bahamas pasi festuan Krishtlindjet së bashku në Los Angeles. Kim dhe Pete u takuan për herë të parë kur ajo ishte prezantuese e “Saturday Night Live” në tetor dhe ndanë puthjen e tyre të parë. Që nga ajo periudhë, çifti është një nga dyshet më të përfolura. Ata aktualisht janë në qendër të vëmendjes mediatike dhe fansat i kanë sytë e drejtuar tek ta.