Celebrities Showbiz

Kim Kardashian u bën çdo vit të njëjtën dhuratë fëmijëve, ja arsyeja pse!

Edhe pse Kim Kardashian njihet për jetën e saj luksoze dhe karrierën e suksesshme me serialin “The Kardashian”, apo me markën “SKIMS”, kur vjen puna te dhuratat e fëmijëve, është më e thjeshtë nga sa mendoni. Në podkastin “On Purpose with Jay Shetty”, Kim tha se 4 fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm u bën çdo vit të njëjtën dhuratë, një letër, e cila përmban ngjarjet e të gjithë vitit dhe përfshin miqtë e fëmijëve, ndonjë fjalë të lezetshme që thonë, ushqimet e preferuara, gjërat që bëjnë dhe kështu, kanë një ditar të bukur, i cili tregon se si ka qenë viti për ta. Kim u shpreh:

North është pothuajse 10 vjeçe dhe e di që e vlerëson këtë. E di që të gjithë vlerësojnë gjithçka, edhe pse mendoj se ndonjëherë kam qenë e ashpër me ta. E di që do ta kuptojnë, sepse edhe unë e kuptoj në raport me nënën time.

Kim ka folur edhe për sfidat e mëmësisë si një nënë beqare me 4 fëmijë, duke u shprehur:

Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është pohim mëse i vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen është çmenduri. Është totalisht çmenduri. Por, edhe kaosi është më i bukur.

Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian ka deklaruar në premierën e sezonit të tretë të “The Kardashians” se ka frikë se mbiemri i saj do të fshihet nëse vëllai i saj, Rob, nuk ka një djalë. “A e dini diçka? Nëse Roberti nuk ka një djalë, mbiemri Kardashian do të shuhet përgjithmonë”, u tha ajo Scott Disick dhe Khloe, të cilët menduan se po bënte shaka. “Nuk po bëj shaka”-u kthehet miliarderja.