Bota

Kina ndalon kriptovalutat!

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se të gjitha transaksionet e kriptovalutave janë të paligjshme. Vendimi i autoriteteve kineze, ndalon në mënyrë efektive monedhat digjitale, përfshirë Bitcoin-in.

Aktivitetet e biznesit me monedha virtuale janë veprimtari financiare, të paligjshme. Sipas zyrtarëve në vendin aziatik, “të tilla transaksione rrezikojnë sigurinë mbi pasurinë e njerëzve”.

Kina përbën njërin prej tregjeve më të mëdha në botë të kriptovalutave. Zhvillimet financiare në këtë shtet, shpesh ndikojnë në çmimin global të kriptovalutave.
Pas njoftimit të Bankës Qendrore të Kinës, çmimi i Bitcoin-it shënoi rënie me më shumë se 2.000 dollarë.

Kina i sheh kriptovalutat si një investim të paqëndrueshëm dhe si një mënyrë për të pastruar para’. Që nga viti 2019, në Kinë ka qenë e ndaluar tregtia përmes monedhave digjitale, por këto veprime kanë vazhduar në internet nëpërmjet shkëmbimeve të huaja.

Vendimi i fundit tregon se Kina dëshiron të ndalë tregtimin me kriptomonedha, në të gjitha format. Të paligjshme janë shpallur edhe të tilla shërbime për qytetarët kinezë, nga faqet e huaja të internetit.