Bota

Kina optimiste: Vala e turizmit do të tejkalojë nivelet parapandemike!

Javën e ardhshme Kina pret një bum të turizmit të brendshëm teksa njerëzit udhëtojnë për pushimet e majit. Sipas vlerësimeve të autoriteteve, rreth 250 milion njerëz do të udhëtojnë në Kinë gjatë festimit pesëditor të Ditës së Punës që fillon më 1 maj.

Zyra e turizmit e Ministrisë së Sigurisë Publike tha se rezervimet e hoteleve dhe fluturimeve tejkaluan ndjeshëm nivelet parapandemike të vitit 2019. Kina ka vendosur blloqe dhe kufizime të rrepta udhëtimi pas shpërthimit të saj fillestar të koronavirusit në fillim të vitit 2020.

Një total prej 4.1 miliardë udhëtimesh turistike të brendshme do të bëhen në Kinë gjatë 2021 ose 42 për qind më shumë se 2020-ta, sipas një raporti të lëshuar nga Akademia e Turizmit të Kinës. Kina pritet të fitojë kështu rreth 511 miliardë dollarë amerikanë të ardhura nga turizmi i brendshëm në 2021.

Krahasuar me 2020-ën, mes ndikimit të pandemisë COVID-19, Kina pa afërsisht 2.8 miliardë udhëtime të brendshme turistike, duke shënuar një rënie prej 52.1% krahasuar me 2019, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Ajo e ka mbajtur virusin kryesisht nën kontroll që nga vera, me vetëm shpërthime të vogla të raportuara që nga ajo kohë. Ekonomia që nga ajo kohë është rikuperuar dhe turizmi i brendshëm ka rritur shpejtësinë.