Bota

Kinë, rrëzohet avioni me 133 persona në bord!

Aksident ajror në Kinë, rrëzohet avioni me 133 persona në bord. Rrëzimi ndodhi në provincën Guangxi e për momentin nuk dihet nëse ka viktima, ndonëse shpresat për të mbijetuar janë të pakta. Avioni Boeing 737 ra në një zonë malore dhe për pasojë, çoi në një zjarr mes pemëve. Fluturimi MU5735 la Kunmingun dhe po i drejtohej Guangzhout.

Në terren shkuan skuadrat kineze të kërkim-shpëtimit. Guangxi është një provincë jugore, pranë Guangzhout, qytet kryesor në jug-lindje të Kinës. Ndërkohë, avioni ra në afërsi të Tengut pranë Wuzhout.

https://twitter.com/y1499003/status/1505822639809769474?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505822639809769474%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Fcina-si-sch