Botë e Çuditshme

Kini kujdes kur merrni shtëpi me qira për pushime, dikush mund të jetë duke ju vëzhguar…

Një grua ka ndarë përvojën e saj “të frikshme” me ndjekësit në rrjet, pasi pretendoi se gjeti më shumë se 10 kamera të fshehura në një pronë me qira të ‘Airbnb’. Përdoruesja e Twitter @foxytaughtyou publikoi një postim ku shprehej se udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm  kur rezervojnë akomodimin, së bashku me foto që duket se tregojnë kamerat, për të cilat ajo pretendon se ajo dhe një mike e saj i gjetën të fshehura në të gjithë shtëpinë, pasi e kishin rezervuar në Filadelfia.

Siç bëhet e ditur, ajo pretendoi se kishte gjetura kamera në dushe dhe dhoma gjumi, ndërkohë që disa prej tyre ishin të kamufluara si sisteme përkatëse, por që kishte lente kamerash. Ajo u shpreh:

Aribnb ishte regjistruar me një emër biznesi dhe ne nuk e takuam kurrë pronarin. Sa herë që u përpoqëm t’i telefononim, edhe në momentin e mbërritjes sonë, ata nuk përgjigjeshin në telefon. Ata përgjigjen vetëm përmes mesazheve, kështu që ne nuk e dimë se si duken, kush janë apo nëse është burrë apo grua. Ne e raportuam këtë në Airbnb dhe në stacionin e policisë të premten në mesditë dhe ende nuk kemi pasur një përditësim për këtë rast. Nuk e kemi idenë se çfarë pamjesh ka ky pronar dhe çfarë po bën me to! Kjo është kaq e pasigurt dhe e frikshme! Faleminderit Zotit që i vumë re kamerat dhe dolëm që andej!

https://twitter.com/foxytaughtyou/status/1536128978792198145

Gratë pretendojnë se, pasi raportuan incidentin në Airbnb dhe policinë e Filadelfias, ato thjesht u zhvendosën në një pronë tjetër. Në një video të postuar në TikTok, e parë tashmë më shumë se 1.5 milion herë, ajo shpjegon se ato zbuluan kamerat pasi dolën në mbrëmje, u kthyen në shtëpi dhe ranë të flinin në divan.