Botë e Çuditshme Travel

Kini kujdes me gjestet kur vizitoni një vend të ri! Zbuloni kuptimin e disa prej tyre në vende të ndryshme!

Komunikimi është padyshim çelësi i suksesit, për marrëdhëniet njerëzore dhe jo vetëm. Ndoshta kur keni udhëtuar e keni vënë re shpesh që ngatërroheni dhe nuk e kuptoni gjuhën e njerëzve në vendin që keni zgjedhur të vizitoni. Fatmirësisht gjestet na vijnë në ndihmë, por kjo gjuhë ka kuptime të ndryshme në vende të ndryshme.

Nëse jeni kurioz, ne ju zbulojmë kuptimet e disa prej këtyre gjesteve:

1-Shenja ‘Ok’.

Ky gjest me dorë ka kuptimin ‘Okay’ në Amerikë, por në Japoni ka kuptimin e parave. Në Brazil është gjest ofendues.

2-Shenja ‘V’.

Në Amerikë tregon fitoren ose paqen. Gjithashtu edhe në Kinë, Japoni apo Korenë e Jugut ka këtë kuptim. Në Angli, Afrikën e Jugut, Australi, Zelandën e Re dhe në Irlandë ka kuptim ofendues, por kur kjo shenjë realizohet duke treguar kurrizin e dorës.

 

3-Shenja ‘L’.

Në Amerikë do të thotë ‘dështak’, por në Kinë tregon numrin tetë.

4-Gishti i madh i dorës.

Kur ngre gishtin e madh të dorës në Amerikë tregon pohim, por në Iran dhe Irak ka kuptim ofendues.

5-Gishti i vogël i dorës.

Kur ngrihet gishti i vogël i dorës tregon se jep një premtim, ndërsa në Kinë tregon se personi që bën këtë gjest nuk është i lumtur.

6-Gishti tregues.

Kur lëviz gishtin tregues në Amerikë dhe në Ekuador ka kuptimin ‘hajde këtu’. Në Filipine përdoret për të thirrur një qen, por nuk duhet përdorur tek njerëzit pasi mund të arrestoheni nga policia.