Celebrities Gossip Showbiz

“Kishim shpresë deri ditën e fundit, është një makth”, bashkëshorti i së ndjerës Hueyda El Saied rrëfen se si po e përjeton ai dhe djali këtë humbje!

Balerina, aktorja, këngëtarja, modelja, moderatorja, piktorja e shkrimtarja, Hueyda El Saied, ndërroi jetë pak javë më parë pas një sëmundje të gjatë. Ndarja nga jeta në moshë të re ka lënë të pikëlluar të gjithë miqtë dhe kolegët e saj, teksa reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Partneri i saj reagoi disa ditë më parë në rrjete sociale, por së fundmi ka ‘hapur zemrën’ në një intervistë, teksa i përlotur ka treguar se kur e kuptuan se Hueyda vuante nga sëmundja që u tregua e pamëshirshme për të.

Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme. 

Por, në këtë histori kaq të trishtë është i përfshirë dhe djali i vetëm i së ndjerës, i cili është vetëm 6 vjeç. Që prej fillimit, partneri i Hueyda-s tregoi se i biri ishte në dijeni të sëmundjes.

Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte. Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën.

Ky rrëfim kaq rrëqethës i partnerit të Hueyda-s duhet të na bëjë ta vlerësojmë më shumë kohën me të dashurit tanë dhe ta shijojmë jetën, sepse fundja një kemi…

El Saied ndërroi jetë më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare. Ajo ka jetuar prej vitesh në Luksemburg së bashku me partnerin e saj, Thierry dhe djalin, Gabriel.

Hueyda spikati në fillim të viteve ‘90 me pjesëmarrjen dhe vlerësimin me çmim të parë në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë” për të mos u ndalur si pjesë e të tjera produksioneve të rëndësishme në Shqipëri, Francë, Itali, Belgjikë, Portugali e Kamerun. E lindur në Tiranë, nga nënë shqiptare e me baba me origjinë nga Sudani, El Saied, lë pas një karrierë të gjatë ku përveçse në televizion e teatër, gjithashtu la gjurmë edhe për kontributin në fushën e të drejtave të njeriut e në të gazetarisë.